Prishtinë, Kosovë

M2 Prishtinë-Ferizaj Km7

Kontakt

+383 38 607 070

DEPARTAMENTET

SPITAL I PËRGJITHSHËM

United Hospital, Spitali i përgjithshëm privat, më i madh në Kosovë, ofron shërbim 24 orë.
Struktura e këtij Spitali është një prej më moderneve në rajon. I kompletuar me pajisje “state-of-the-art”, si dhe me staf të specializuar të mjekëve.
Pacientët tashmë do të mund të gjejnë shërbimin e munguar prej vitesh sipas standardeve të vendeve Euro-Perëndimore.

EMERGJENCA 24 ORË

Emergjenca e United Hospital është 24 orë në shërbim të qytetarëve!

United Hospital ofron në mënyrë të menjëhershme ndihmën mjekësore nëpërmjet ekipit tëmjekëve specialist dhe përkushtimit të infermierëve dhe stafit i cili pret në gadishmëri tëplotë.

Emergjenca në United Hospital është e gatshme për trajtimin e të gjitha rasteve me ç’rregullime shëndetësore akute  si:

  • Triazhimi i rasteve,
  • Arresti kardiorespirator, intubimi, reanimimi kardio-pulmunar,
  • Rastet pa vetëdije (ICV, Epi, konvulsionet etj),
  • Traumat (aksidentet në komunikacion, rrëzimet nga lartësia, rrahjet, plagosjet, goditjet nga
    rryma, djegiet, temperaturat e ulëta etj),
  • Emergjencat toksikologjike (intoksikimet me barëra, alkool, gazra, narkotik, substanca
    korosive etj),
  • Rastet Internistike si: Hipertensioni arterial, Angina pectoris, Infarkti akut i myocardit etj.
    Te këto raste bëhet pranimi, analizat laboratorike, diagnostifikimi, trajtimi fillestar dhe
    konsulta me Kardiologun, Kardiokirurgun etj.)
  • Kolikat abdominale, Kolikat renale, gastritet akute etj.
  • Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes, crycothyreotomia etj.
  • Pneumothoraxi, hematothoraxi (vendosja e drenit torakal)
  • Anestezionet e shkurtëra (të përgjithshme), gjatë procedurave që shkaktojnë dhimbje të
    mëdha si: reponimet e frakturave, luksacioneve etj.

Të gjitha këto raste diagnostifikohen, stabilizohen, monitorohen nga stafi i mjekëve Emergjent dhe përcillen në degët e specializuara përkatëse për t’u trajtuar sipas protokolleve mjekësore.

Pas thirrjes Emergjente, organizohet transporti i pacientëve nga të gjitha qytetet e Kosovës, me ekipë profesionale për në United Hospital.

Dr.Enver Murtezi- Specialist i Mjekësisë Emergjente
Dr.Sadri Hulaj- Specialist i Mjekësisë Emergjente

LABORATORI 24 ORË

Laboratori është ndërtuar dhe pajisur me teknologjinë më të fundit, totalisht automatike që

minimizon gabimet që sjellin metodat manuale. Laboratori ynë mundëson për të gjithë

pacientët shërbim mjekësor të specializuar me standardet më të larta që ofron mjekësia sot.

Tek ne ofrohen ekzaminime laboratorike në përputhje me standardin e cilësisë Evropiane.

Analizat të cilat bëhen tek ne janë::

  • Testet hematologjike

  • Analizat biokimike

  • Testet e kuagulimit : (PT/INR, APTT, Fibrinogjen, D-Dimer,
    si dhe komplet faktorët e kuagulimit)

  • Analizat hormonale: (HCG, Estradiol, Progesteron, T3,T4, TSH, LH, FSH, VitaminaD, etj)

  • Tumor markerët: (AFP, Ca125, Ca153, Ca199, PSA, CEA, CYFRA 21-1, Ca 2729,etj)

  • Analizat rutinë të urinës

  • Markerët e hepatit : (HBsAg, HBeAg, HBcAg, Anti HBS, Anti HBE, Anti HBC, etj)

  • Analizat gazore: (ph,pco2,po2)

  • Elektrolitet: (Na, K, Cl, Ca, Mg, Fosfor)

  • Gadishmëri në shërbimin laboratorik, 24 orë në cdo ditë të javës.

ANESTEZIOLOGJIA DHE MJEKIMI INTENZIV

TRAJTIMET JASHTЁ SALLЁS OPERATIVE:

  • Konsullta Anesteziologjike

  • Monitored Anesthesia Care (MAC)

  • Procedurat diagnostike dhe terapeutike radiologjike

  • Sedacione dhe përkujdesje gjatë procedurave të shkurtra intervente ( Gastroskopi, kolonoskopi, Bronkoskopi. ERCP)

  • Procedurave në Kardiologji ( Kardioverzion, TEE, implantimin e Pace makera-ve , ICD etj)

  • Procedurat Invazeve ( Vendosja e katetrave Qëndror, linjave arteriale, Port a cathe-ve,

  • Vendosja e kateterave epidural dhe kateterave për trajtim të dhimbjes etj).

TRAJTIMET BRENDA BLLOKUT OPERATOR:

  • Premedikimi

  • Anestezioni i përgjithshëm

  • Anestezioni regjional

  • Blloqet neuroaxiale
    1. CSE (Anestezion I kombinuar spinal epidural)
    2. Anestezioni Spinal
    3. Anestezioni Epidural

  • Blloqet e nervave periferik

  • PACU (Dhoma e zgjimit pas intervenime kirurgjike)