Departamentet në United Hospital

Emergjenca 24/7 në United Hospital

Kur numërohen sekondat, besojini Kujdesit Emergjent të United Hospital!

Spitali jonë është i pajisur me teknologjinë dhe pajisjet më të fundit, duke na lejuar të ofrojmë diagnoza të sakta dhe trajtim të shpejtë. United Hospital posedon një mjedis të rehatshëm dhe të sigurt për pacientët tanë dhe familjet e tyre.

Shërbimet e Emergjencës në United Hospital

Emergjenca në United Hospital është e gatshme për trajtimin e të gjitha rasteve me ç’rregullime shëndetësore akute (të papritura) si:

  • Triazhimi i rasteve,
  • Arresti kardiorespirator, intubimi, reanimimi kardio-pulmunar,
  • Rastet pa vetëdije (ICV, Epi, konvulsionet etj),
  • Traumat (aksidentet në komunikacion, rrëzimet nga lartësia, rrahjet, plagosjet, goditjet nga rryma, djegiet, temperaturat e ulëta etj),
  • Emergjencat toksikologjike (intoksikimet me barëra, alkool, gazra, narkotik, substanca korosive etj),
  • Rastet Internistike si: Hipertensioni arterial, Angina pectoris, Infarkti akut i myocardit etj.

Te këto raste bëhet pranimi, analizat laboratorike, diagnostifikimi, trajtimi fillestar dhe konsulta me Kardiologun, Kardiokirurgun etj.

  • Kolikat abdominale, Kolikat renale, gastritet akute etj.
  • Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes, crycothyreotomia etj.
  • Pneumothoraxi, hematothoraxi (vendosja e drenit torakal)
  • Anestezionet e shkurtëra (të përgjithshme), gjatë procedurave që shkaktojnë dhimbje të mëdha si: reponimet e frakturave, luksacioneve etj.

Vendndodhja në hartë

Për të gjetur lehtë Spitalin tonë në hartë, mund të përdorni ndihmën e mëposhtme: