Si mund të caktoj një termin?

Për termine të lutem kontaktoni në 046607070/ 038607070.

A mund ta anuloj terminin tim?

Po, por duhet të kontaktoni me ne paraprakisht për anulimin e terminit.

Çfarë lloje sigurimesh pranoni?

Të gjitha llojet e sigurimit shëndetësor përfshirë edhe ato të vendeve jashtë Kosovës.

A mund ta shpjegoni diagnozën dhe planin tim të trajtimit me terma të thjeshtë?

Plani i trajtimit dhe mjekimit bëhet sipas protokoleve të miratura mjekësore në bashkëpunim me mjekët e lëmive përkatëse (konziliumet).  

A mund ta shpjegoni diagnozën dhe planin tim të trajtimit me terma të thjeshtë?

Plani i trajtimit dhe mjekimit bëhet sipas protokoleve të miratura mjekësore në bashkëpunim me mjekët e lëmive përkatëse (konziliumet).  

Sa kohë do të më duhet të qëndroj në spital?

Varësisht nga operimi apo ndërhyrja caktohet kohëzgjatja e hospitalizimit.

Cilat janë orët e vizitës?

Vizitat në Repart nga ora 10:00.

Sa vizitorë lejohen dhe a ka ndonjë kufizim?

Në vizitat pre- operative lejohet vetëm 1 person, ndërsa pas operimit nuk ka kufizime.

A mund të qëndrojë një anëtar i familjes ose një mik me mua gjatë natës?

Po.

Çfarë masash sigurie ka në spital?

Në United Hospital Masat e sigurisë spitalore për të mbajtur të sigurt stafin dhe pacientët përfshijnë:

  • Kamera CCTV.
  • Monitorimi jashtë vendit dhe alarmi kritik jashtë vendit.
  • Komunikimi efektiv në vend dhe jashtë saj.
  • Sistemet e alarmit.
  • Kontrolli i aksesit për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në zona të ndjeshme.
  • Patrulla nga roje sigurie shumë të kualifikuar dhe me përvojë.
  • Sistemet e zbulimit të zjarrit dhe procedurat e sigurta të evakuimit.
  • Furnizimi me oksigjen.
  • Furnizimi qendror me oksigjen dhe vakum
Çfarë masash janë marrë për të parandaluar infeksionet ose për të siguruar pastërtinë?

Ruajtja e higjienës së përgjithshme të mjedisit spitalor ndihmon në mënyrë të qëndrueshme në luftimin e infeksioneve, ndaj në përgjithësi masat e marra janë:

  • Solucionet e agjentëve të pastrimit/dezinfektimit të përdorura janë veçanërisht substanca për përdorim spitalor.
  • Sistemi i pastrimit të dyshemesë gjatë pastrimit dhe dezinfektimit sipas standardeve spitalore dhe kodimit të ngjyrave të materialeve të përdorura.
  • Stacionet funksionale të higjienës së duarve janë të disponueshme në zonat e shërbimit dhe pikat e kujdesit.
  • Menaxhimi i mbetjeve dhe asgjësimi i gjilpërave për të mbrojtur personelin.
  • Kontrolli i dëmtuesve dhe dezinfektimi i mjedisit dhe derratizimi në/përreth ambienteve të spitalit.
Cilat janë të drejtat e pacientit:
  1. E drejta për masa parandaluese.

Çdo qytetar ka të drejtë për shërbim të duhur shëndetësor me qëllim të parandalimit të sëmundjeve.

  1. E drejta e qasjes.

Çdo qytetar ka të drejtën e qasjës së barabartë në shërbimet shëndetësore pa asnjë lloj diskriminimi.

  1. E drejta për informim.

Çdo qytetar ka të drejtën e qasjes në të gjitha informatat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, shërbimet shëndetësore dhe mënyrën se si mund t’i shfrytëzoj ato.

  1. E drejta për dhënien e pëlqimit.

Çdo qytetar ka të drejtën e dhënies së pëlqimit për vendimet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij (familjari ose kujdestari i tij, në qoftë se gjendja e tij/saj nuk e lejon); ky informacion është një parakusht për çdo procedurë dhe trajtim, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në kërkime shkencoore.

  1. E drejta për zgjidhje të lirë.

Çdo qytetar ka të drejtë të konsultohet me dhe të trajtohet nga mjeku të cilin e zgjedh vetë me pëlqimin e institucionit shëndetësor, brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe rregullat operative të institucionit.

  1. E drejta për privatësi dhe konfidencialitet.

Çdo qytetar ka të drejtën e konfidencialitetit të informative personale, duke përfshirë informatat lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurat e mundshme diagnostike ose terapeutike.

  1. E drejta për respektimin e kohës së pacientëve.

Çdo qytetar ka të drejtë ta marrë trajtimin e domosdoshëm brenda një afati sa më të shkurtër kohor. Kjo e drejtë zbatohet në çdo faze të trajtimit.

  1. E drejta për qasje në shërbime cilësore.

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore duke u bazuar në standardet e cilësisë së lartë.

  1. E drejta për siguri.

Çdo qytetar ka të drejtë për të mos u dëmtuar nga keqfunksionimi i shërbimeve shëndetësore, praktikat jo të përshtatshme dhe gabimet mjekësore. Po ashtu, ka të drejtën e qasjes në shërbime shëndetësore dhe trajtime që janë të sigurta.

  1. E drejta për risi.

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë qasje në procedurat e reja diagnostike sipas standardeve ndërkombëtare.

  1. E drejta për shmangie të vuajtjeve dhe dhimbjeve.

Çdo qytetar ka të drejtë për të shmangur, sa më shumë të jetë e mundur, dhimbjen dhe vuajtjen në çdo faze të sëmundjes së tij.

  1. E drejta për trajtim personal.

Çdo qytetar ka të drejtë për trajtim diagnostic ose terapeutik të përshtatur për nevojat e tij personale.

  1. E drejta e ankesës.

Çdo qytetar ka të drejtë për t’u ankuar sa here pëson dëm fizik, moral ose psikologjik. Po ashtu, ka të drejtë për të marrë përgjigje në ankesën e tij.

  1. E drejta për kompensim.

Çdo qytetar ka të drejtë të marrë kompensim brenda një afati të caktuar kohor sa here që ka pësuar dëm fizik, moral ose psikologjik të shkaktuar gjatë trajtimit shëndetësor, në pajtim me Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.

Vendndodhja në hartë

Për të gjetur lehtë Spitalin tonë në hartë, mund të përdorni ndihmën e mëposhtme: