Rreth United Hospital

Knowledge and Solution

United Hospital, spitali privat i përgjithshëm më i madh në Kosovë, ofron shërbim 24 orë për pacientët. Struktura e spitalit tonë është një prej më moderneve në rajon. United Hospital është i kompletuar me pajisje “state of the art” dhe me staf të specializuar të mjekëve. Spitali jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, duke përfshirë ndërhyrje kirurgjikale, trajtime për sëmundje kronike dhe kujdes emergjent.

Pacientët tashmë do të mund të gjejnë shërbimin e munguar prej vitesh sipas standardeve të vendeve Euro-Perëndimore në United Hospital.

Vendndodhja në hartë

Për të gjetur lehtë Spitalin tonë në hartë, mund të përdorni ndihmën e mëposhtme: